Një këmbësore ka marrë lëndime të rënda trupore, pasi është goditur nga treni sot në Prishtinë, përcjell InLajmi.
Lajmin e ka konfirmuar për InLajmin Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.
Ajo ka njoftuar se këmbësorja është dërguar për tretman mjekësor.
Rreth orës 16:30 kemi pranuar informatën për një aksident në lagjen Lakrishtë. Aksidenti ka ndodhë në hekurudhë ku kanë qenë të përfshirë një tren dhe një këmbësore, theksoi Ahmeti.
Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar këmbësorja e cila është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësiti i Trafikut”, deklaron Ahmeti./InLajmi/