Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, mori pjesë në tubimin përkujtimor për 25 vjetorin e masakrës në Krushë të madhe, duke përkujtuar të vrarët.
“Sot jemi këtu të gjithë së bashku për ta kujtuar një mizori që ka ndodhur këtu 25 vjetë më parë, kur regjimi gjenocidal i Serbisë erdhi në Krushë të Madhe dhe në fshatrat përreth, dhe ekzekutoi brutalisht qindra burra e djem shumë fëmijë e gran ë mesin e të cilave edhe gra shtatzënë,” tha Osmani.
Osmani u shpreh se për fatin e të zhdukurve duhet të ngrehim zërin.
“Sot jemi këtu që ta ngrehim zërin tonë për zbardhjen e fatit të të zhdukurve me dhunë, në mesin e të cilëve edhe mbi 60 banore të Krushës së Madhe, të cilët ende janë në mesin e të zhdukurve dhe gjinden në vazrrezat masive të Serbisë.”
E poashtu Osmani kujtoi edhe veprimtarin, Ukshin Hoti i cili gjindet në mesin e të zhdukurve.
“Sot jemi këtu për të kujtuar edhe intelektualin e veprimtarin jashtëzakonshëmn, Ukshin Hotin i cili gjithashtu ndodhet në mesin e të zhdukurve me dhunë, mbi të gjitha sot jemi këtu për ta instuticionalizuar kujtesën tonë kolektive për njërën nga maskarat më të tmershme të luftës së 99.”
Muzeu i mizorive është një testament I njërit ndër kapitujt më të errët të historisë tonë që nga lufta e fundit, për Osmanin.
“Ky muze është në funksion të formsimit të kujtesës sonë kolektive, nderimit të viktimave e mbi të gjithave në funksion të thirjes sonëtë përbashkët për drejtësi e cila akoma mungon. Rëndësia e një muzeu të tillë është e jashtëzakonshme, duke hedhur dritë mbi ngjarjet e errëta të së kaluarës sonë sigurohemi që zërat e viktimave të mos heshten kurrë e të mos harrohen asnjëherë.”
Rruga nëpër të cilën kanë kaluar shqiptarët nuk duhet harruar asnjëherë, e Presidentja përmendi edhe gratë ikona të Krushës së Madhe.

“Ne nuk duhet të harrojmë për rrugën në të cilën kemi kaluar por duhet të mësojmë nga e kaluara në funksion të një të ardhme më të ndritshme, e pikërisht në krye këtij misioni kanë qenë krushjanët dëgjojmë zërat e fëmijëve kur shohim gruan ikonë të personifikuar në Fahrie Hotin dhe të gjitha gratë, e shohim se si u rilind ky fshat dhe e shohim se ata nuk ia dolën në misionin e shfarosjes së popullit shqiptar.”
Brenda hapsirës së muzeut ruhen historitë e secilit nga viktimat.
“Familjet e këtyre viktimave kanë nevojë për drejtësi, Kosova ka nevojë për drejtësi”
Ky muze prej sot do jetë në funksion të përditshëm për të gjithë ata që duan të mësojnë për krimet e llahtashme që Serbia i kreu mbi qytetarët e Kosovës.
“Ky muze sikurse edhe liria jonë janë rezultat i sakrifices sonë për liri”, shkruan TV Dukagjini.
Përpos punës së institucioneve të Kosovës për ta ndërtuar këtë muze, kanë dhënë mbështetje edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.