Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, u shpreh se ishte kënaqësi të pres sot në takim Shefin e Departamentit për Marrëdhënie me Jashtë të Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë, gjeneral brigade Omer Nafiz Gulmezoglu, përcjell InLajmi.
Maqedonci tha se diskutuan rreth situatës së sigurisë në vend, zhvillimin e FSK-së si dhe kërcënimeve që vijnë nga jashtë, dhe e ka falënderuar gjeneralin Gulmezoglu për mbështetjen e pakursyer që Republikës e Turqisë i ka ofruar Kosovës nëpër të gjitha fazat e shtetndërtimit, në veçanti në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
Ministri tha se i ka shprehur vullnetin e fuqishëm për vazhdimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi të ngushtë në mes të 2 vendeve.
Ai tha se gjenerali Gulmezoglu vuri në dukje se Turqia gjithmonë do ta mbështesë Kosovën në arritjen e qëllimeve të saj strategjike.
Maqedonci shtoi se ata u dakorduan që ruajtja e paqes dhe stabilitetit në vend dhe rajon përbën prioritet, dhe në këtë aspekt do të vazhdojmë koordinimin me KFOR, ku shërbejnë dhe trupat turke.
Postimi i plotë i tij:
Ishte kënaqësi të pres sot në takim Shefin e Departamentit për Marrëdhënie me Jashtë të Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë, gjeneral brigade Omer Nafiz Gulmezoglu.
Diskutuam rreth situatës së sigurisë në vend, zhvillimin e FSK-së si dhe kërcënimeve që vijnë nga jashtë. Ndërsa e falënderova gjeneralin Gulmezoglu për mbështetjen e pakursyer që Republikës e Turqisë i ka ofruar Kosovës nëpër të gjitha fazat e shtetndërtimit, në veçanti në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe shpreha vullnetin e fuqishëm për vazhdimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi të ngushtë në mes të të 2 vendeve.
Nga ana e tij, gjenerali Gulmezoglu vuri në dukje se Turqia gjithmonë do ta mbështesë Kosovën në arritjen e qëllimeve të saj strategjike.
Të 2 u dakorduam që ruajtja e paqes dhe stabilitetit në vend dhe rajon përbën prioritet, dhe në këtë aspekt do të vazhdojmë koordinimin me KFOR, ku shërbejnë dhe trupat turke. /InLajmi/