Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, në një prononcim për Gazeta Blic, ka folur rreth kërkesë së KEK-ut për shtrejtimin e energjisë elektrike nga 29.50 sa është aktualisht, në 31.50.
Lekaj e vlerëson këtë kërkesë si jo të drejtë, teksa ka fajësuar Qeverinë Kurti.
“Kërkesa e KEK-ut është jo e drejtë për rritjen e çmimit të energjisë, pasi kjo Qeveri në koordinim me ZRRE-në 2 herë ngritën çmimet e energjisë padrejtësisht ndaj kosovarëve”, tha Lekaj.
Tutje ai thotë se, KEK-u dhe Qeveria duhet të koordinohen mes vete në lidhje me kërkesat e tyre.
“KEK-u dhe Qeveria duhet të kenë takime dhe të koordinohen mes vete në lidhje me kërkesat e tyre të brendshme, që lidhen me planifikimet dhe investimet e nevojshme, e jo që për këto ti faturojnë qytetarët e Kosovës”, tha ai.
Krahas kësaj ai tutje thotë, se Qeveria ka mjaft buxhet të grumbulluar dhe të përkrahë KEK-un në çfarëdo rrethane.
“Qeveria ka mjaft buxhet të grumbulluar dhe duhet të jetë e gatshme të përkrahë KEK-un në çfardo rrethane, e jo të dëmtohen për të 3-tën herë qytetarët e vendit tonë, të cilët edhe ashtu e kanë të rënduar mirëqenien e tyre”, u shpreh ai.