Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci ka komentuar në emisionin “Politiko” sa I përket zgjedhje të parakohshme.
Ai ka thënë se Opozita ja ka nxjerrë fundin duke kërkuar zgjedhje të parakohshme.
“Opozita i’a ka nxjerrë fundin duke kërkuar zgjedhje e duke na thënë mbrapa Kuvendin kur dalim të shpresojmë bile kështu thojshin ‘ishalla nuk shkojmë në zgjedhje se e dim rezultatin’ duke e ditë se çfarë rezlutati në fund do të dal, dhe prapë e kemi Lidhjen Demokratike të Kosovës e cila doli publikisht dhe deklaroi se ne do të japim votat për rrezimin e Qeverisë Kurti”, tha ai në Kanal10.
Ai ka treguar se AAK-ja edhe para disa muajve ka kërkuar të bëhet mocioni për rrëzimin e Qeverisë Kurti.