Shqipëria ka pësuar humbjen e radhës në ndeshjet miqësore të muajit mars.
Pas humbjes së fundit nga Kili me rezultat 0-3, ‘’kuqezinjtë’’ u mposhtën edhe nga Suedia në transfertë.
Suedia arriti që të mposht Kombëtaren e Shqipërisë me rezultat minimal 0-1,shkruan Gazeta Blic.
Golin e vetëm të këtij takimi e realizoi, Nilsson në minutën e 62’të të takimit pasi u gjend mirë për të shfrytëzuar harkimin e Kulusevskit.