Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se marrëveshja e Brukselit dhe Ohrit duhet të zbatohet e plotë.
Ai ka thënë se moszbatimi i saj në plotëni dëmton procesin.
Rohde këtë e ka thënë në X ku ka shpërndarë një postim të Gerald Knaus, kryetar i Iniciativës Evropiane për Stabiliteti, i cili ka kritikuar kryeministren e Serbisë, e cila ka kundërshtuar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Ai i ka kujtuar kryeministres serbe se marrëveshja parasheh që Serbia nuk mund ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, dhe se nuk mund ta injorojë marrëveshjen për të cilë është zotuar, shkruan Tëvë1.
“Plotësisht dakord. Marrëveshjet e Brukselit/Ohrit kanë nevojë për zbatim të plotë. Moszbatimi dëmton procesin e dialogu”, ka shkruar Rohde