“Në muajin e fundit Kurti ka qenë i atakuar sidomos nga Bashkësia Ndërkombëtare… nuk është kohë e lehtë për të në politikë”, thotë analisti Ylli Hoxha.
Analisti Ylli Hoxha ka thënë se arsyeja pse vendi mund të shkojë në zgjedhje lidhet kryesisht me procesin e negociatave me Serbinë.
Hoxha thotë se është e pakuptimtë oferta për thirrjen e opozitës që ta shpërbëjë Kuvendin.
“Arsyeja pse mund të shkojmë në zgjedhje tash… ka të bëjë me procesin e bisedimeve, negociatave, vizitën e Escobarit, deklaratat e O’Brien…Nuk ka kuptim fare oferta për ta thirrë opozitën që ta shpërbëjë kuvendin”, tha ai.
Sipas tij, nëse do të ketë zgjedhje, atëherë ato do të jenë nga mosvullneti i kësaj qeverie për të ecur me hapat tutje të parapara nga Bashkësia Ndërkombëtare, shkruan Dukagjini.
“Nëse do të kemi zgjedhje do të kemi nga mosvullneti i kësaj qeverie të ecë me hapat e paraparë nga Bashkësia Ndërkombëtare nëse presioni bëhet i lartë për çështje që këta i konsiderojnë që mund ta dëmtojnë Kosovën. Në muajin e fundit, Kurti ka qenë i atakuar sidomos nga Bashkësia Ndërkombëtare… nuk është kohë e lehtë për të në politikë, prandaj parashikimi se ai që i krijon zgjedhjet edhe i fiton zgjedhjet, nuk duhet të jetë valid”, shtoi ai.