Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, tha se fëmijë, gra e pleq të pambrojtur u masakruan pa mëshirë para 25 vjetësh nga regjimi barbar i Millosheviqit, përcjell InLajmi.
Haradinaj tha se në nderim të Dëshmorëve dhe Martirëve të lirisë, bashkë me kryetarin e Rahovecit Smajl Latifi, bashkëluftëtarë e kolegë, u bashkuam me familjet që i kujtuan me krenari më të dashurit e tyre; 75 të rënët në Celinë, 68 të rënët në Fortesë dhe 54 të rënët në Brestoc.
Ai tha se është absurde që sot në liri po gjykohen çlirimtarët ndërsa ende nuk është vendosur drejtësia mbi shumë masakra të kryera nga shteti fashist serb, në civilë të pambrojtur.
Tutje tha se sakrifica e tyre mbetet përgjithmonë në kujtesën tonë historike!
Postimi i plotë i tij:
Femijë, gra e pleq të pambrojtur u masakruan pa mëshirë para 25 vjetësh nga regjimi barbar i Millosheviqit.
Sot, në nderim të Dëshmorëve dhe Martirëve të lirisë, bashkë me kryetarin e Rahovecit, Smajl Latifi, bashkëluftëtarë e kolegë, u bashkuam me familjet që i kujtuan me krenari më të dashurit e tyre; 75 të rënët në Celinë, 68 të rënët në Fortesë dhe 54 të rënët në Brestoc.
Është absurde që sot në liri po gjykohen çlirimtarët ndërsa ende nuk është vendosur drejtësia mbi shumë masakra të kryera nga shteti fashist serb, në civilë të pambrojtur.
Sakrifica e tyre mbetet përgjithmonë në kujtesën tonë historike!
Lavdi! /InLajmi/




















