• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Wednesday, 22 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

Gjermani, klinikat e mëdha universitare luftojnë me probleme të mëdha financiare

Albulena Zogjani nga Albulena Zogjani
25 March 2024
në Bota
0 0
0
Gjermani, klinikat e mëdha universitare luftojnë me probleme të mëdha financiare
0
SHPERNDARJE
25
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Shumë spitale të vogla gjermane janë në rrezik për ekzistencën. Por edhe klinikat e mëdha universitare luftojnë me probleme të mëdha financiare. Para reformës situata e sektorit spitalor në Gjermani paraqitet e vështirë.

Gjendja financiare e shumë spitaleve gjermane nuk është e mirë: Në protokollin e një takimi të brendshëm në Klinikën Universitare Regensburg, UKR situata financiare e spitalit përshkruhet si para falimentimit dhe është vetëm garancia e partnerit, landit federal bavarez që e shpëton atë nga falimentimi. “Për shkak të…deficiteve shqetësuese të mbledhura në planin aktual ekonomik 2024-2028 nevojitet të veprohet me urgjencë.” Deficiti i parashikuar për vitin 2024 shkon në m shumë se 45 milionë euro.

Rreziqet e klinikave

E pyetur më vonë Klinika Universitare e Regensburgut e relativizoi këtë shifër. Drejtori i UKR, Oliver Kölbl tha se ai ishte një skenar rreziku i bërë me vetëdije, “pra një skenar i rastit më të keq”. Klinika ka llogaritur, si do të ishte gjendja e saj, nëse bashkohen disa rreziqe; kosto të larta energjie edhe më tej, mungesa e rifinancimit të rritjes së tarifave, rënia e numrit të pacientëve dhe rritja e kostove të përgjithshme materiale. Skenarë të tillë rreziku nuk janë të pazakontë. Kölbl sqaron se ka edhe një skenar realist: në të llogaritja del me një minus prej 3 milionë eurosh. Por klinika nuk përmend në protokoll skenarin realist.

Kölbl pranon, se me prezantimin e skenarit të rrezikut synohej të shtoheshin më tej përpjekjet për kursime në spitalin universitar të Regensburgut “Qëllimi ishte po ashtu që t’u tregojmë punonjësve, se janë të nevojshme përpjekjet e të gjitha grupeve profesionale, me qëllim që të mos arrijmë tek skenari më i keq, që të motivohen të gjithë dhe të bashkëpunojnë.” Kölbl thotë se të gjithë e kanë kuptuar mesazhin.

Mbyllje pavionesh

Shembulli i klinikës universitare të Regensburgut tregon, se edhe klinikat që kanë pasur gjendje të mirë financiare janë vendosur nën presion aktualisht. Sipas Andreas Kestler, drejtor ekzekutiv i një spitali në Regensburg, “Barmherzige Brüder” po bëhet gjithnjë e më e vështirë arritja e një bilanci të ekuilibruar financiar se në vitet e kaluara. Spitali i tij duhet të mbyllte një pavion për rehabilitimin e të moshuarve për të përmirësuar situatën financiare.

Shpenzimet më të larta se fitimet

Shpenzimet për spitalet janë shtuar shumë për shkak të rritjes së çmimeve dhe kostove të personelit. Kurse kompensimi për shërbimet nuk është rritur me të njëjtin ritëm, sipas Andreas Kestler. Hendeku po thellohet gjithnjë e më shumë. Reforma e planifikuar e klinikave duhet të përmirësojë gjendjen financiare të klinikave, kërkon Kestler.

Një pikë tjetër e kritikave mbetet burokracia e madhe në spitalet gjermane. Kjo e rëndon edhe më tej gjendjen e klinikave. Të premten (22.03) ligji për transparencën e spitaleve u debatua në Këshillin Federal, por kritikët thonë, se ai nuk sjell ndonjë vlerë të shtuar për pacientët dhe madje e shton edhe më shumë burokracinë.

Instituti i Spitaleve Gjermane, DKI pyet rregullisht spitalet për gjendjen ekonomike. Në sondazhin e fundit të vitit 2023, 78% e klinikave llogarisnin në vitin e kaluar me një bilanc negativ. Në sondazh u bë e qartë se spitalet e mëdha me më shumë se 600 shtretër e vlerësojnë shumë keq situatën e tyre. Për vitin 2024 tre nga katër spitale të tilla presin keqësim të gjendjes, shkruan DW.

Klinikat po përpiqen të kursejnë. Klinika Universitare e Regensburgut psh. po përpiqet të ulë më tej kostot e energjisë dhe materialeve. Drejtori mjekësor, Kölbl pranon se ka kursime edhe tek personeli. Që vitin e kaluar vendosëm të rrisim numrin e pacientëve për infermier, thekson ai. Një vendim që sindikatat e shohin me sy kritik. Heinz Neff nga Sindikata ver.di në rajonin Obepfalz e shikon si “të papërgjegjshme” rritjen e numrit të pacientëve për infermier. Nevojitet siguri si për pacientët edhe për personelin thotë Neff. “Trajtimi i mirë, kujdesi i mirë shëndetësor ka nevojë për të pasur numrin e duhur të personelit dhe nuk mund të orientohet nga kufiri më i ulët i mundshëm.” Tjetra, me shtimin e ngarkesës në punë profesioni i infermierit nuk bëhet atraktiv.

Tags: FinancaGjermaniaSpitale
Postimi i mëparshëm

Tërmeti në Papua Guinenë e Re, të paktën 5 persona u vranë dhe qindra shtëpi u shkatërruan

Postimi tjetër

Gërvalla: 25 vite me parë në Krushë të Madhe Serbia kreu një masakër të tmerrshme ndaj popullatës civile

Të ngjajshme Postime

Çfarë dihet për Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit të Trumpit në Gaza?
Bota

Çfarë dihet për Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit të Trumpit në Gaza?

16 October 2025
Dokumenti do të publikohet të enjten – zbulohen detaje rreth ‘murit të dronëve’ që BE planifikon ta ketë funksional kundër Rusisë
Bota

Dokumenti do të publikohet të enjten – zbulohen detaje rreth ‘murit të dronëve’ që BE planifikon ta ketë funksional kundër Rusisë

16 October 2025
Partia pro-evropiane e Moldavisë kryeson në rezultatet e zgjedhjeve
Bota

Partia pro-evropiane e Moldavisë kryeson në rezultatet e zgjedhjeve

28 September 2025
FBI shkarkon agjentët që u gjunjëzuan gjatë protestës për George Floyd
Bota

FBI shkarkon agjentët që u gjunjëzuan gjatë protestës për George Floyd

28 September 2025
Në përgjigje të ndërhyrjeve ruse, Polonia mbyll hapësirën ajrore
Bota

Në përgjigje të ndërhyrjeve ruse, Polonia mbyll hapësirën ajrore

28 September 2025
Rusia sulmon Ukrainën me breshëri raketash dhe dronësh
Bota

Rusia sulmon Ukrainën me breshëri raketash dhe dronësh

28 September 2025
Postimi tjetër
Gërvalla: 25 vite me parë në Krushë të Madhe Serbia kreu një masakër të tmerrshme ndaj popullatës civile

Gërvalla: 25 vite me parë në Krushë të Madhe Serbia kreu një masakër të tmerrshme ndaj popullatës civile

Lajmet e fundit

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

16 October 2025
Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

16 October 2025
Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

16 October 2025
Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu