Shefi i deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se qeverisja e Albin Kurtit, po shkon drejt fundit.
Para mediave pas mbledhjes së Kryesisë, ai tha se qytetarët duhet të përgatiten për zgjedhje.
“Zgjidhja të cilën ne konstatojmë është se kryeministri duhet t’iu japë mundësi qytetarëve që të gjejnë zgjidhje. Ai duhet të dorëhiqet, dhe pastaj ne ta shpërndajmë kuvendin. Kurti duhet ta krijojë situatën e re politike me dorëheqje”, u shpreh Gashi, shkruan EO.
“Kryeministri është i dorëzuar politikisht, juridikisht, i tërhequr administrativisht, i paaftë në qeverisje, mbetet edhe formalizimi i dorëheqjes dhe tërheqjes së tij nga ky mandat”, tha ai.