Trajneri, Ismet Munishi, ka komentuar miqësoren e fituar minimalisht nga Kombëtarja e Kosovës ndaj Armenisë.
Kjo ishte ndeshja e parë e “Dardanëve” nën drejtimin e përzgjedhësit të ri, Franco Foda.
Munishi, analisti i përhershëm i emisionit sportiv “Favorit” në T7, e vlerësoi fitoren, por theksoi se Kosova testin e vërtetë do ta ketë të martën, në miqësoren ndaj Hungarisë, shkruan Gazeta Express.
“Pavarësisht fitores, e ka pa se ku është gabimi te skuadra. Që një kohë të gjatë neve mesfusha nuk luan mirë. Jam befasuar për mos-ftesën e Zybës, pasi neve na mungon një mesfushor defanziv. Na është dashur një fitore e tillë. Krijuam më shumë raste. Normalisht se shkëlqyen Zhegrova dhe Rashica. Muriqi nuk ishte në nivelin e tyre. Vedati po ka qejf me dal nga zona, nuk është ai lojtar për të dalë nga zona. Sidoqoftë, fitorja është fitore, por mendoj se testi ynë shumë serioz do të jetë ndaj Hungarisë, pasi Hungaria është bindshëm skuadër më serioze se Armenia”, deklaroi Munishi në “Favorit”.