• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Sunday, 25 January, 2026
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Sllovenia shprehë gatishmëri për shtimin e trupave në Kosovë

Vjosa Haxhiaj nga Vjosa Haxhiaj
21 March 2024
në Kosovë
0 0
0
Sllovenia shprehë gatishmëri për shtimin e trupave në Kosovë
0
SHPERNDARJE
11
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Sllovenia është e gatshme ta shtojë numrin e trupave të vet në misionin paqeruajtës Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) në Kosovë, KFOR, thanë të enjten sekretari i Përgjithshëm i aleancës ushtarake, Jens Stoltenberg, dhe kryeministri slloven Robert Golob.

Duke folur gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Bruksel, Stoltenberg e lavdëroi Slloveninë për rolin e saj në stabilizimin e Ballkanit Perëndimor gjatë 2 dekadave prej se ajo u bë anëtare e NATO-s.

“Sllovenia për shumë vite ka kontribuuar me ushtarët dhe forcat e saj në misionin tonë paqeruajtës në Kosovë, dhe ne e mirëpresim njoftimin e kryeministrit Golob për gatishmërinë për ta rritur edhe më shumë kontributin slloven në misionin tonë, KFOR”, tha Stoltenberg.

Sllovenia i ka 103 ushtarë aktualisht në misionin paqeruajtës të aleancës ushtarakes në Kosovë.

Golob ka thënë se misioni i KFOR-it është mbase “tregimi më i rëndësishëm dhe më i suksesshëm i bashkëpunimit brenda NATO-s, për mënyrën se si të stabilizohet rajoni.”

Ai tha se, edhe pse Sllovenia gjatë viteve të fundit e ka zvogëluar kontributin, është e gatshme të bëjë më shumë, nëse është nevoja.

“Dhe duket se, po, mund të ndodhë në muajin e ardhshëm, por kjo është diçka për të cilën duhet të diskutohet dhe të vendoset”, tha ai.

Në një raport vjetor të NATO-s, i publikuar më 14 mars, Stoltenberg tha se prania ushtarake e NATO-s në Kosovë është e domosdoshme për ruajtjen e paqes dhe stabilitetin në tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Tensionet në veri të Kosovës filluan të rriten në fund të majit 2023, pasi kryetarët e rinj të komunave Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, të shoqëruar nga Policia e Kosovës, hynë në ndërtesat komunale.

Banorët serbë e kundërshtuan këtë dhe organizuan protesta që kulmuan në dhunë më 29 maj në Zveçan, ku u plagosën dhjetëra demonstrues dhe ushtarë të KFOR-it.

Ato u përshkallëzuan disa muaj më vonë, më 24 shtator, kur Policia e Kosovës u sulmua nga një grup serbësh të armatosur në Banjskë të Zveçanit në veri të vendit, ku mbeti i vrarë një polic dhe 3 sulmues.

Si rrjedhojë, NATO-ja e shtoi numrin e ushtarëve të saj në misionin paqeruajtës, KFOR, në Kosovë.

Sipas raportit të Stoltenbergut, tani misioni i KFOR-it i ka 4.700 pjesëtarë në Kosovë, përfshirë edhe forcën rezervë. Ky numër do të rritet edhe më shumë, nëse merret vendim që Sllovenia ta shtojë numrin e trupave në Kosovë muajin e ardhshëm.

Të mërkurën, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, tha se qytetarët e Kosovës nuk duhet të shqetësohen për kërcënimet dhe sulmet e mundshme, pasi misioni i NATO-s në Kosovë, është “i gatshëm të bëjë gjënë e duhur”, përcjellë REL.

Hovenier tha se garancitë e sigurisë që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Kosovës vazhdojnë të jenë të forta, përderisa tha se Kosova përfiton në aspektin e sigurisë nga prania e misionit të KFOR-it që “është forcë krejtësisht penguese ndaj ndonjë lloj sulmi që qytetarët mund të jenë të shqetësuar”.

Tags: KFOR-iPolicia e KosovësSllovenia
Postimi i mëparshëm

Lekaj: AAK-ja është e gatshme për zgjedhje

Postimi tjetër

Muriqi: Do ta japim maksimumin në ndeshjen kundër Armenisë

Të ngjajshme Postime

Tërë ditën me reduktime: Rikthehen në funksion blloku B1 dhe B2
Kosovë

Tërë ditën me reduktime: Rikthehen në funksion blloku B1 dhe B2

20 January 2026
Ambasadori Dugolli nënshkruan në Uashington heqjen e ndërsjellë të vizave me Bahamet
Kosovë

Ambasadori Dugolli nënshkruan në Uashington heqjen e ndërsjellë të vizave me Bahamet

20 January 2026
Burrë e grua humbën jetën tragjikisht në Bjeshkët e Junikut, Policia jep detaje
Kosovë

Pejë: Policia jep detaje, pas djegies së veturës së një polici

20 January 2026
Plaçkitën ari në vlerë të mbi 600 mijë €, zbulohet se hajnat shpuan murin dhe u futën në argjendari
Kosovë

Plaçkitën ari në vlerë të mbi 600 mijë €, zbulohet se hajnat shpuan murin dhe u futën në argjendari

19 January 2026
Dënohet me 6 vjet e gjysmë burgim polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona
Kosovë

Dënohet me 6 vjet e gjysmë burgim polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona

19 January 2026
Një i lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë
Kosovë

Aksidenti me fatalitet në rrugën Komoran-Carralevë, edhe katër të lënduar

15 January 2026
Postimi tjetër
Muriqi: Do ta japim maksimumin në ndeshjen kundër Armenisë

Muriqi: Do ta japim maksimumin në ndeshjen kundër Armenisë

Lajmet e fundit

Vdes gazetarja kosovare Qefsere Nishevci

Vdes gazetarja kosovare Qefsere Nishevci

20 January 2026
Hoteli i parë në Hënë – rezervo tani me 1 milion dollarë

Hoteli i parë në Hënë – rezervo tani me 1 milion dollarë

20 January 2026
Tërë ditën me reduktime: Rikthehen në funksion blloku B1 dhe B2

Tërë ditën me reduktime: Rikthehen në funksion blloku B1 dhe B2

20 January 2026
Haziri reagon në emër të partisë për padinë ndaj Janina Ymerit: I kanë shti punëtorët me i ba padi

Haziri reagon në emër të partisë për padinë ndaj Janina Ymerit: I kanë shti punëtorët me i ba padi

20 January 2026
Trump: Bordi i Paqes “mund” të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

Trump: Bordi i Paqes “mund” të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

20 January 2026
Rama pranon ftesën e Trump për Bordin e Paqes

Rama pranon ftesën e Trump për Bordin e Paqes

20 January 2026
“Frikohet të flejë pa makijazh”, Elijona e ashpër ndaj Benitës

“Frikohet të flejë pa makijazh”, Elijona e ashpër ndaj Benitës

20 January 2026
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu