Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, po qëndron për një vizitë zyrtare në Kosovë.
Këtë mëngjes ai është takuar në rezidencën e ambasadorit gjerman me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, shkruan EO.
Në takim siç ka bërë të ditur ambasadori gjerman është folur për rrugën përpara sa i përket Procesit të Berlini dhe gjithashtu edhe për çështjet aktuale.