Një 54-vjeçar është gjetur në Prishtinë pa shenja jete, përcjell InLajmi.
Në njoftimin e Policisë thuhet se vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.
Aktualisht policia në koordinim me prokurorinë po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike të ekzaminimit.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Sot në stacionin policor jugu në Prishtinë, është iniciuar një rast hetim mbi vdekjen, ku viktimë është një person mashkull, 54 vjeç. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion./InLajmi/