Këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha, ka treguar disa gjëra në lidhje me muzikën e saj që nuk kanë qenë të ditura deri më tani. Në një intervistë për Billboard, ajo ka thënë se videoja e saj e preferuar është ajo e këngës “Sacrifice” e cila ishte e inspiruar nga filmi “Blade”, transmeton Gazeta Infokus.
“Unë dhe shoqet e mija shkojmë të hakmerremi ndaj një personi shumë të keq” ka thënë Rexha. Ajo tutje ka treguar se procesi i incizimit të këngëve të saj gjithmonë ndryshon në momentet e fundit, pasi gjithnjë i ndodhë diçka rrugës dhe dëshiron të shkruajë rreth asaj që i ndodh. “Këngët më të suksesshme të mijat janë ato të cilat i kam filluar t’i punojë pa askënd, vetëm me piano”, është shprehur këngëtarja.