Ish-banori i Big Brother VIP Albania 3, Bardhi, duket se ka marrë nën menaxhim sërish Instagramin e tij.
Ai njoftoi se do të hapë një të ri pasi ky ishte në kontroll të Jetmir Agajt, me të cilin disi kishte prishur raportet.
Sidoqoftë, artisti i njohur tregon se është kthyer dhe se ka pasur nevojë për pak pushim.
Reperi nga Kumanova po ashtu i bën një dedikim partneres së tij, Sara Gjordenit, me të cilën u njoh në këtë reality shou.
“Bardhi përsëri me ju. Ju kërkoj falje, por pata nevojë për pak pushim”, tha ai.
Këngëtari shtoi: “Faleminderit të gjithëve për gjithë përkrahjen dhe pozitivitetin. Ju dua shumë. E ti Sara Gjordeni, ti je arsyeja pse marrë frymë”, shkruan Telegrafi.
Bardhi doli me vetë-dëshirë nga Big Brother pasi iu kumtua lajmi se nëna e tij ishte e sëmurë.