• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 24 January, 2026
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Komisioni për Buxhet dhe Transfere miraton kërkesën e KQZ-së për mjete shtesë për vitin 2024

Albulena Zogjani nga Albulena Zogjani
20 March 2024
në Kosovë
0 0
0
Komisioni për Buxhet dhe Transfere miraton kërkesën e KQZ-së për mjete shtesë për vitin 2024
0
SHPERNDARJE
38
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, ka miratuar kërkesën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për ndarjen e mjeteve shtesë buxhetore për vitin 2024.

Shuma e kërkuar nga KQZ-ja është mbi 1.5 milion euro dhe ka të bëjë me procesin e zgjedhjeve në qendrat komunale të numërimit.

Kryeshef Ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj, shpjegoi në detaje për kërkesën për buxhet shtesë. Tha se kërkesa ka të bëjë me blerjen e kamerave në secilin vendvotim dhe për blerjen e pajisje harduerike dhe softuerike për transparencë.

“Në kuadër të transparencës KQZ ka paraparë të blejë kamera vëzhguese për secilin vendvotim, që i bjen rreth 2.500 vendvotime për të blerë nga një kamerë, po ashtu edhe pajisjet tjera softuerike të cilat janë në shërbim të transparencës dhe për këtë janë rreth 1 milion e gjysmë euro të cilat i kemi në buxhet për vitin 2024 dhe të cilat do t’i zhvillojmë gjatë këtij viti. Janë të ndara pjesa kapitale dhe mallra dhe shërbime, sepse disa pjesë janë softuerike, disa janë pajisje që duhet blerë, por sidoqoftë janë 500.000 euro për procesin e transparencës, janë edhe 750.000 euro që do të blihen pajisje harduerike dhe softuerike për transparencë, si dhe një milion euro janë për blerjen e kamerave për secilin vendvotim, që në total e kalojnë 1.5 milion euro vetëm për procesin e transparencës në qendrat komunale të numërimit për gjithë vendin”, tha Ahmeti.

Kryetari KQZ-së, Kreshnik Radoniqi derisa ka raportuar në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere ka thënë se buxheti i përgjithshëm i KQZ-së për vitin 2022 ishte 6.024.134 euro, ndërsa ka theksuar se prej kësaj shumë është shpenzuar 93.2%.

“Me ligjin e buxhetit për vitin 2022 të miratuar nga Kuvendi i Kosovës, KQZ është akorduar një fond prej mbi 5 milion e 913 mijë me qëllim të funksionimit të institucionit dhe për të përmbushur detyrimet ligjore. Pas shpalljes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave në pjesën veriore të vendit, si dhe pas vendimit të Qeverisë, buxheti i përgjithshëm i KQZ-së për vitin 2022 ishte 6.024.134 euro. Pjesa më e madhe e këtij buxheti, shuma prej 4.200.000 euro i takon kategorisë së subvencioneve dhe transferove, Në përgjithësi buxheti është shpenzuar 93.2%, apo në shumën prej 5.617.000 euro. Edhe një raport tjetër e kemi dorëzuar ku e kemi pasqyruar shpenzimin e buxhetit për vitin 2022, kjo ka qenë me raportin vjetor të punës së KQZ-së, i cili është dërguar Kuvendit të Kosovës vitin e kaluar”, tha Radoniqi.

Deputeti nga Vetëvendosje, Visar Korenica ka thënë se është zhgënjyese që gjatë raportit llogaritë e arketueshme nuk janë paraqitur siç duhet, për çfarë ka kërkuar të eliminohen këto probleme në të ardhmen.

“Raporti i auditimit të cilin e kemi pranuar po paraqet që nuk është gjendje e mirë e mbajtjes së llogarive në këtë institucion. Raporti është i kualifikuar, që është për më tepër zhgënjyese që mos të paraqitet si duhet llogarite e arketueshme. Kuptoj që keni pas mundësi të keni ndonjë problem me pasurinë për regjistrimin e stoqeve, por që me pas probleme me llogaritë arketueshme nuk po e shoh të arsyeshme”, tha Korenica.

Ndërsa, për këtë Radoniqi ka thënë se e kanë trajtuar këtë çështje, porse ka të bëjë me disa gjoba që janë shqiptuar disa subjekteve politike që nuk ekzistojnë më dhe nuk kanë subjektivitet, derisa shtoi se nuk ka asnjë mundësi KQZ t’i inkasojë këto mjete.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, pati kritika për raportin e vitit 2022, përderisa tha se jemi në vitin 2024, shkruan EO.

“Ne jemi duke e trajtuar një raport të vitit 2022 dhe jemi në vitin 2024, në vend se të mendojmë për raportimin e vitit 2023, ne ende para 2 viteve merremi me raportet e institucioneve të pavarura, nuk është vetëm ky komision. Ne e kemi miratuar në Kuvendin e Kosovës një rregullore dhe goxha jemi krenuar që kemi bërë një ndryshim, dhe kemi sjellë një burokraci më të tepruar dhe një barrë më ë madhe sa i përket llogaridhënies së institucioneve dhe një vonesë, ku çdo vonesë është edhe në mundësinë e përmirësimit të gjendjes. Është mirë që të bëjmë një kërkesë kryesisë së Kuvendit që këtë rregullore të ndryshojmë në sensin që mos të ketë burokraci në miratimin kohor të rregullores dhe llogaridhënia të jetë më e shpejtë”, tha Lushtaku.

Tags: 2024Komisioni per Buxhet dhe TransfereKQZMiratim
Postimi i mëparshëm

Hovenier: Dëshirojmë të shohim të ardhmen e Kosovës në NATO

Postimi tjetër

Leo Varadkar, kryeministri i Irlandës njofton se do largohet nga posti

Të ngjajshme Postime

Tërë ditën me reduktime: Rikthehen në funksion blloku B1 dhe B2
Kosovë

Tërë ditën me reduktime: Rikthehen në funksion blloku B1 dhe B2

20 January 2026
Ambasadori Dugolli nënshkruan në Uashington heqjen e ndërsjellë të vizave me Bahamet
Kosovë

Ambasadori Dugolli nënshkruan në Uashington heqjen e ndërsjellë të vizave me Bahamet

20 January 2026
Burrë e grua humbën jetën tragjikisht në Bjeshkët e Junikut, Policia jep detaje
Kosovë

Pejë: Policia jep detaje, pas djegies së veturës së një polici

20 January 2026
Plaçkitën ari në vlerë të mbi 600 mijë €, zbulohet se hajnat shpuan murin dhe u futën në argjendari
Kosovë

Plaçkitën ari në vlerë të mbi 600 mijë €, zbulohet se hajnat shpuan murin dhe u futën në argjendari

19 January 2026
Dënohet me 6 vjet e gjysmë burgim polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona
Kosovë

Dënohet me 6 vjet e gjysmë burgim polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona

19 January 2026
Një i lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë
Kosovë

Aksidenti me fatalitet në rrugën Komoran-Carralevë, edhe katër të lënduar

15 January 2026
Postimi tjetër
Leo Varadkar, kryeministri i Irlandës njofton se do largohet nga posti

Leo Varadkar, kryeministri i Irlandës njofton se do largohet nga posti

Lajmet e fundit

Vdes gazetarja kosovare Qefsere Nishevci

Vdes gazetarja kosovare Qefsere Nishevci

20 January 2026
Hoteli i parë në Hënë – rezervo tani me 1 milion dollarë

Hoteli i parë në Hënë – rezervo tani me 1 milion dollarë

20 January 2026
Tërë ditën me reduktime: Rikthehen në funksion blloku B1 dhe B2

Tërë ditën me reduktime: Rikthehen në funksion blloku B1 dhe B2

20 January 2026
Haziri reagon në emër të partisë për padinë ndaj Janina Ymerit: I kanë shti punëtorët me i ba padi

Haziri reagon në emër të partisë për padinë ndaj Janina Ymerit: I kanë shti punëtorët me i ba padi

20 January 2026
Trump: Bordi i Paqes “mund” të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

Trump: Bordi i Paqes “mund” të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

20 January 2026
Rama pranon ftesën e Trump për Bordin e Paqes

Rama pranon ftesën e Trump për Bordin e Paqes

20 January 2026
“Frikohet të flejë pa makijazh”, Elijona e ashpër ndaj Benitës

“Frikohet të flejë pa makijazh”, Elijona e ashpër ndaj Benitës

20 January 2026
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu