Ish-gazetari dhe zyrtari i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës Arben Rugova, ka vdekur sot në moshën 52-vjeçare.
Ai do të varroset në fshatin Hakaj në Plavë të Malit të Zi.
Lajmin për vdekjen e tij e bën të ditur familjarët e tij, duke treguar se ngushëllimet i pranojnë këtë të premte në shtëpinë e tij të lindjes në Hakaj, kurse në Prishtinë të dielën në Hotel Grand prej orës 9 deri në orën 17:00.
Lidhur me vdekjen e tij ka reaguar ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diaporës, Donika Gërvalla.
Gërvalla i ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit, kolegëve të punës e shokëve të tij, shkruan Dukagjini.
Ajo është shprehur se Arben Rugova do të mbesa për ta një njëri i dashur, i respektuar dhe punëtor.