Në një nga netët më të tensionuara të “Big Brother VIP Albania”, modelja dhe tifozja e njohur e Kombëtares Shqiptare gjatë Euro 2016, Rike Roçi, është eliminuar nga gara për të mbijetuar në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Roçi, e cila ishte vënë në ballë të teleovotimit javor së bashku me aktoren Egla Ceno në një nominim të fortë, rezultoi të ishte më pak e votuara nga publiku.
Rikja, e cila hyri në “Big Brother VIP Albania” me një valë entuziazmi dhe u prit me krahë hapur nga fansat dhe shikuesit, ka lënë përshtypje të thella si për personalitetin ashtu edhe për qasjen e saj ndaj sfidave të shtëpisë, shkruan Gazeta Blic.
Mirëpo fati duket se ishte në anën e saj, pasi falë ‘biletës së kthimit’, ajo u rikthye edhe një herë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri për të vazhduar aventurën e madhe.