Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, tha se më 15-16 prill, Prishtina do të jetë nikoqire e përfaqësuesve nga rajoni dhe bota në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, përcjell InLajmi.
Osmani tha se mbi 100 panelistë në dhjetëra panele diskutimi me temën “Ridefinimi i Sigurisë”, edicioni i 2-të do të fokusohet në parandalimin e dhunës seksuale gjatë luftës, si dhe garantimin e sigurisë për gratë dhe vajzat gjersa përballen me sfidat e shkaktuara nga ndryshimet klimatike.
Postimi i plotë i saj:
Më 15-16 prill, Prishtina do të jetë nikoqire e përfaqësuesve nga rajoni dhe bota në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.
Me mbi 100 panelistë në dhjetëra panele diskutimi me temën “Ridefinimi i Sigurisë”, edicioni i 2-të do të fokusohet në parandalimin e dhunës seksuale gjatë luftës, si dhe garantimin e sigurisë për gratë dhe vajzat gjersa përballen me sfidat e shkaktuara nga ndryshimet klimatike.
Shihemi së shpejti! /InLajmi/