• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 13 September, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Një vit nga Marrëveshja e Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë

Albulena Zogjani nga Albulena Zogjani
18 March 2024
në KRYESORE
0 0
0
Një vit nga Marrëveshja e Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë
0
SHPERNDARJE
19
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell shprehu keqardhjen që përkundër përpjekjeve të shumta të BE-së, si Kosova edhe Serbia kanë bërë përparim shumë të kufizuar në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Në 1-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e BE-së, kreu i diplomacisë evropiane Josep Borrell, tha se Kosova dhe Serbia duhet të fillojnë një epokë të re evropiane. Borrell iu bëri thirrje të 2 palëvet’u japin fund krizave e tensioneve.

Moszbatimi i marrëveshjes dëmton reputacionin e Kosovës dhe Serbisë

Vitin e kaluar më 18 mars Kosova dhe Serbia u pajtuan në Ohër të Maqedonisë së Veriut me aneksin e zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, por sipas Josep Borrell zbatimi deri tani ka qenë i kufizuar. “BE rikujtoi vazhdimisht se Marrëveshja është e detyrueshme në tërësinë e saj sipas ligjit ndërkombëtar, prandaj, çdo mungesë zbatimi jo vetëm që rrezikon integrimin evropian të palëve, por dëmton edhe reputacionin e tyre si partnerë të besueshëm. Është koha e fundit që edhe Kosova edhe Serbia të thyejnë rrethin e tanishëm vicioz të krizave dhe tensioneve, dhe të kalojnë në një epokë të re evropiane. Marrëveshja ofron një të ardhme më të mirë për qytetarët e Kosovës dhe Serbisë dhe të gjithë rajonit”, shkroi Borrell.

Në shkurt të vitit 2023 në Bruksel dhe më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut, Kosova dhe Serbia u pajtuan për një marrëveshje normalizimi. Kjo marrëveshje nuk parasheh njohje të ndërsjellë, por kërkon marrëdhënie të mira fqinjësore, ku përfshihen njohja e dokumenteve dhe simboleve dhe respektim i sovranitetit dhe tërësisë tokësore të 2 vendeve. Po ashtu marrëveshja parasheh që palët të mos e pengojnë njëra-tjetrën në proceset integruese dhe përmbushjen e të gjitha marrëveshjeve të arritura më parë.

“Në kohën e një lufte të pashembullt në kontinentin tonë, arritja e një marrëveshjeje që premton paqe, qëndrueshmëri dhe marrëdhënie të mira fqinjësore ishte një arritje historike. Për herë të parë gjatë bisedimeve të lehtësuara nga Bashkimi Evropian, palët u pajtuan për parametra të qartë që përcaktojnë trajektoren e procesit për normalizimin e marrëdhënieve të tyre. Kjo Marrëveshje dhe zbatimi i saj do të tregojnë qartë se e ardhmja e të 2 partnerëve është në Bashkimin Evropian”, shkroi shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell.

Kërkesa e BE për Asociacionin, e pandryshuar

Bashkimi Evropian vazhdimisht i kërkon Kosovës themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe që është një ndër pikat kryesore të marrëveshjes Kosovë-Serbi. Autoritetet e Prishtinës nuk kanë filluar punën për themelimin e Asociacionit. Qeveria e Kosovës ngul këmbë që marrëveshja e arritur një vit më parë duhet të nënshkruhet. Serbia nuk ka pranuar ta nënshkruajë marrëveshjen.

Kërkesat e Bashkimit Evropian janë të qarta edhe ndaj Serbisë. Ajo duhet të përmbushë pikat e marrëveshjes që çojnë në njohjen ‘de facto’ të Kosovës. Serbia, në një letër që dërgoi në BE, ka thënë se nuk do të zbatojë asgjë që çon në njohjen e Kosovës. Për këtë presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, tha se pret “vetëm lajme të këqija për vendin e tij dhe se Serbia do ta ndryshojë qasjen në bisedimet me Kosovën”.

“Unë do të shpjegoj se si na mashtruan, ku dhe si na kanë gënjyer disa të ashtuquajtur miq, e shumë të tjerë, dhe kjo ka të bëjë me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, tha Vuçiq duke ritheksuar qëndrimin e Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, ndonëse Marrëveshja e Ohrit e thotë qartë që “palët nuk duhet ta pengojë njëra tjetrën për anëtarësim në organizata ndërkombëtare”, shkruan DW.

Takim i ri në Bruksel

Të martën më 19 mars, kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, do të takohen në Bruksel për të biseduar lidhur me zbatimin e marrëveshjes, por theks të veçantë do të zërë aty edhe çështja e përdorimit të dinarit serb. Sipas një rregulloreje të Bankës Qendrore të Kosovës ndalohet përdorimi i dinarit serb për pagesa të gatshme në Kosovë. Me këtë rregullore nuk pajtohet Beogradi dhe as komuniteti ndërkombëtar. Diplomatët perëndimorë, sidomos SHBA i kanë bërë thirrje qeverisë së Kosovës të pezullojë këtë rregullore dhe t’i japë kohë qytetarëve serbë të prekur nga rregullorja për t’u përshtatur me situatën e re.

Tags: BEMarrëveshja e OhritMarrëveshja Kosovë-Serbi
Postimi i mëparshëm

Një i vdekur dhe një i lënduar si pasojë e një aksidenti në Gjakovë

Postimi tjetër

Koreja Veriore teston disa raketa balistike në ujërat e saj lindore

Të ngjajshme Postime

Uran Ismaili: Transporti publik do të jetë falas në Prishtinë
KRYESORE

Uran Ismaili: Transporti publik do të jetë falas në Prishtinë

29 August 2025
Çitaku: Nuk është model i mirë kur një kryeministër ose një deputet, del shan dhe fyen, pa asnjë lloj bazë
KRYESORE

Çitaku: Nuk është model i mirë kur një kryeministër ose një deputet, del shan dhe fyen, pa asnjë lloj bazë

28 August 2025
Abdixhiku: Nuk shoh dallim mes Albin Kurtit dhe produktit të tij, Dimal Bashës
KRYESORE

Abdixhiku: Nuk shoh dallim mes Albin Kurtit dhe produktit të tij, Dimal Bashës

27 August 2025
Shkrimi i Bashës kundër UÇK-së, Bajrami: S’ndjejmë përgjegjësi për kryetarin e Kuvendit, s’e votuam
KRYESORE

Shkrimi i Bashës kundër UÇK-së, Bajrami: S’ndjejmë përgjegjësi për kryetarin e Kuvendit, s’e votuam

27 August 2025
Gazetari Krasniqi nxjerr një artikull të Bashës – Pretendonte se UÇK u financua nga trafikantët e drogës dhe mafia shqiptare
KRYESORE

Gazetari Krasniqi nxjerr një artikull të Bashës – Pretendonte se UÇK u financua nga trafikantët e drogës dhe mafia shqiptare

27 August 2025
Krasniqi i prerë, thotë se Kurti nuk ka votë nga PDK-ja për kryeministër
KRYESORE

Krasniqi i prerë, thotë se Kurti nuk ka votë nga PDK-ja për kryeministër

26 August 2025
Postimi tjetër
Koreja Veriore teston disa raketa balistike në ujërat e saj lindore

Koreja Veriore teston disa raketa balistike në ujërat e saj lindore

Lajmet e fundit

Çfarë fshihet pas dashurive të pamundura?

Çfarë fshihet pas dashurive të pamundura?

29 August 2025
George Clooney dhe Amal bëjnë paraqitje glamuroze në Festivalin e Venecias

George Clooney dhe Amal bëjnë paraqitje glamuroze në Festivalin e Venecias

29 August 2025
Abazi: Basha është diagnoza e sëmundjes së Kurtit

Abazi: Basha është diagnoza e sëmundjes së Kurtit

29 August 2025
Uran Ismaili: Transporti publik do të jetë falas në Prishtinë

Uran Ismaili: Transporti publik do të jetë falas në Prishtinë

29 August 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 28 gusht ndër vite?

28 August 2025
Tavë me pulë të plotë dhe harapash – Receta e shijshme

Tavë me pulë të plotë dhe harapash – Receta e shijshme

28 August 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot me diell dhe shumë të nxehtë veror – Temperatura maksimale 34 gradë celsius

28 August 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu