Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, në një prononcim për Ekonomia Online ka thënë se mungesa e një dialogu ndërmjet qeverisë dhe sektorit privat është shqetësuese.
Ai konsideron se pa këtë dialog ndërmjet tyre, nuk mund të ketë rimëkëmbje ekonomike.
Ai ka thënë se është fat që sektori privat ka bërë hapa të mjaftueshëm para politikës, ndërsa thekson se dështimet e sektorit privat do të ishin të mëdha nëse do të varej në mëshirën e politikës aktuale.
“Sa më tepër të ketë investime do të ketë mundësi dhe potencial për rimëkëmbje ekonomike dhe për fuqizim të sektorit privat, Në rend të dytë Kosova ka nevojë për projekte, por këto projekte dhe implementimi i tyre duhet të jenë të paraprirë nga një dialog i mirëfillte publiko-privat dhe dialogu aktual, qoftë mesë pozitës dhe opozitës, qoftë mesë nivelit qendror dhe atij lokal. Qoftë mesë akterev social, është niveli më të ulët, pa një sektor të fuqishëm privat është e pamundure të mendohet rimëkëmbja ekonomike Është fat për Kosovën që sektori privat në Kosovë ka bërë shumë hapa para politikës, po të mbetet sektori privat në mëshirën e politikës aktuale definitivisht dështimet do të jenë shumë dhe do të jetë shumë shqetësues”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se kjo formë e mos funksionimit të dialogut të mirëfillte publiko-privat ka bërë që Kosova të ballafaqohet me sfida të shumta ekonomike.
“Në këtë formë të funksionimit apo të mos funksionimit të një dialogu të mirëfillte publiko-privat Kosova po ballafaqohet me sfida të shumta ekonomike. Ajo çka dëgjohet nga Ministria e Financave dhe Qeveria në përgjithësi e dëshmon faktin që Kosova jep të dhëna të gabuara, por realiteti ekonomik në Kosovë është ai që e shijon qytetari, ai që e ndjen qytetari, ai që e përjeton sektori privat dhe komuniteti i biznesit dhe jo çka thotë pulitka. Vetë fakti që kemi ikje të rinjve, vetë fakti që është humbur shpresa që në Kosovë mund të ketë ardhmëri dhe vetë fakti që Kosovë është shndërruar në një shtet për të ikur dhe jo për të qëndruara është mjerimi më i madh që i ka ndodhur Kosovës në vitet e fundit”, ka thënë ai.
Gërxhaliu ka thënë se edhe më ndarjet buxhetore për vitin 2024 është anashkaluar në tërësi partneriteti me sektorin privat.
“Nuk kemi arsye që të jemi të lumture me një buxhet prej 3 miliard e 143 milion euro. Duhet të kuptohet që Kosova ka nevojë për zhvillim Kosova ka nevojë për avancim në fusha të ndryshme, sidomos në ekonomi në arsim në edukim dhe në diplomaci ekonomike dhe politike. Qoftë se analizohet struktura e buxhetit të paraparë dhe të miratuar në Parlament është shumë më tepër një buxhet social se sa që është zhvillimor anashkalohet në tersi partneriteti me sektorin privat dhe lind pyetja si mund të këtë fuqizim të sektorit privat në qoftë se nuk ka projekte kapitale të cilat janë të orientuar për implementim dhe ku sektori privat do të jetë bartësi kryesor i implementimit”, u shpreh Gërxhaliu.
“Vetëm në atë formë ne mund të kemi grumbullim të buxhetit në mënyrë të mirëfillte, në atë formë mund të kemi fuqizim të sektorit privat, mund të kemi krijim të vendeve të reja të punës, mund të kemi prodhim dhe përmirësim të bilancit të pagesave. Por parashikimet buxhetore për vitin 2024 lënë për të dëshiruar dhe ka shumë pak hapësirë për tu realizuar. Vetë fakti që nga viti 2023 po barten në vitin 2024 shumë projekte të pa përfunduara, po e shihni që ky buxhet është më shumë i orientuar në politik sociale, në vazhdim të projekteve të pa realizuar në të kaluarën dhe në këtë drejtim ekonomia dhe sektori privat janë të anashkaluar. Kam dron që buxheti është analizuar nga një regjion politik në veçanti, nga një buxhet i cili orientimin e vetë në aspektin social, e dëshmon si një parapërgatitje për zgjedhje eventuale në Kosovën e vitit 2024”, ka thënë ai.