Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar pasi ministri i bujqësisë, Faton Peci, tha se ka kërkuar që t’ia lirojnë zyrat.
Zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemajli, në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se nga ministria kanë pranuar kërkesë për shkëputjen e njëanshme të kontratës së qirasë e cila është nënshkruar më datë 20.11.2023, të përpiluar nga vetë kjo ministri.
“Sot e kemi pranuar një kërkesë nga Ministria e Bujqësisë për shkëputjen e njëanshme të kontratës së qirasë e cila është nënshkruar më datë 20.11.2023, sipas kushteve të parashtruara nga vetë Ministria. Jemi në shqyrtim të aspektit juridik të kësaj kërkese dhe shumë shpejt do të ju njoftojmë për veprimet e radhës. Për korrektësi, bashkëngjitur gjeni kontratën e lidhur mes AAK-së dhe Ministrisë së Bujqësisë, e përpiluar nga vetë ministria, për shfrytëzim të objektit”, thotë Xhemajli.