Luiz Ejlli, fituesi i Big Brother 2 Vip është rikthyer në ‘prime’-n e kësaj të shtune në skenën e spektaklit më të ndjekur në Shqipëri.
Kur ka kaluar gati një vit nga pjesëmarrja e tij, Luizi pati një përgjigje interesante kur Ledioni e pyeti se kë ka të preferuar brenda shtëpisë.
“Unë vdes pas teje”, u përgjigj Luizi.
Luizi nuk kishte se si të mos fliste për bashkëshorten e tij, Kiarën dhe foshnjën që pritet të vijë në jetë, shkruan Reporteri.
“Është i vetmi rast që më tha gjinekologu s’ke nevojë me bë ADN se është gjithë kohën duke kërcy. Sido që t’ia vë emrin, nuk do i thërras në emër kurrë, se do i them o zemër, o shprit”, tha Luizi.