Ndaj vendimit të institucioneve të Kosovës për heqjen e të gjitha tabelave të shënuara në çirilicë, ka reaguar shefi i Zyrë së BE-së, Thomas Szunyog, përcjellë InLajmi.
Szunyog u ka bërë thirrje autoriteteve q që ta zbatojnë procesin vetëm pas konsultimit me Komisionerin e Gjuhëve dhe duke interpretuar pozitivisht Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve.
Ai tha se kjo nënkupton që të merren parasysh komunitetet e prekura.
Postimi i plotë i tij:
Me nismën e fundit për zëvendësimin e tabelave zyrtare që tregojnë emrat e vendeve në veri të Kosovës, u bëj thirrje autoriteteve që ta zbatojnë procesin vetëm pas konsultimit me Komisionerin e Gjuhëve dhe duke interpretuar pozitivisht Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve./InLajmi/