• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Wednesday, 25 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Shëndeti Receta

Salcë kosi shtëpie, si të përgatisni lezetin e tryezës shqiptare?

Albulena Zogjani nga Albulena Zogjani
15 March 2024
në Receta
0 0
0
Salcë kosi shtëpie, si të përgatisni lezetin e tryezës shqiptare?
0
SHPERNDARJE
37
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Salca e kosit është një ushqim që nuk mungon në tryezat shqiptare.

Receta e kësaj salce është shumë e thjeshtë.

Ajo është përvetësuar nga shumë vende të Ballkanit dhe konsumohet gjërësisht.

Përbërësit kryesorë të salcës janë kosi dhe hudhra.

Receta është aq e thjeshtë sa mund të ndryshohet ose plotësohet me elementë të tjerë siç mund të jetë kopra, limoni, kastraveci, arra e të tjerë.

Salca kremoze bëhet duke kulluar kosin.

Kjo recetë është mirë të përgatitet me kos të bërë në shtëpi dhe jo variante të tij që shiten në dyqan.

Kosi pa yndyrë ose me pak yndyrë nuk prodhon të njëjtën salcë kosi si varianti i shtëpisë.

Sa i përket hudhrës, shumë amvisa shqiptare zgjedhin ta shtypin atë me kripë që të çlirojë aromën e fortë e të ndezur.

Disa të tjera preferojnë ta kalojnë në rende, që hudhra të mos jetë aroma dominante.

Ndërsa për barishtet, zgjedhja qëndron gjithmonë mes koprës dhe majdanozit.

Salca e kosit mund të serviret si antipastë dhe është shoqëruese e shkëlqyer e mishrave, patateve apo sallatave.

Më poshtë do të gjeni një recetë të thjeshtë për përgatitjen e salcës së kosit në kushtet e shtëpisë.

Përbërësit:

  • 2 kg kos
  • 1 filxhan vaj ulliri ekstra të virgjër
  • 1 lugë të vogël me kripë
  • 2-3 thelpinj hudhër nëse dëshironi mund të shtoni më shumë në varësi të aromës së preferuar
  • 1 tufë majdanoz të copëtuar hollë
  • Një gotë me arra të grira nëse dueshironi

Përgatitja:

Marrim kosin dhe e transferojmë në një napë të pastër të cilës i japim formën e një traste të thjeshtë.

Trasta varet në një vend të caktuar në kuzhinë dhe lihet të kullojë për 12 orë. Vendosni një enë poshtë nëse nuk keni një vend ku të rrjedhë lëngu.

Pasi kosi ka kulluar plotësisht, hapeni trastën e napës dhe hidheni masën e përqendruar të kosit në një enë qelqi.

Shtojmë kripën dhe e përziejmë mirë.

Më pas hedhim një filxhan kafeje me vaj ulliri dhe e përziejmë mirë.

Në një enë të vogël shtypim thelpinjtë e hudhrës me pak kripë që të çlirojnë aromën e tyre karakteristike.

Mos harroni që hudhra duhet përdorur gjysëm ore pas prerjes, pasi ka lëshuar alicinën e cila përçon shumë prej vlerave më të mira të hudhrës.

Nëse dëshironi mund të shtoni majdanozin e grirë hollë dhe arra të copëtuara.

Në përfundim salca rrihet dhe përzihet mirë me një lugë druri.

Vendoseni enën në frigorifer dhe mbylleni mirë me kapak.

Salca është mirë tue konsumohet pas 2 orësh nga përgatitja.

Kjo kohë është e nevojshme për përzierjen e plotë të aromave të të gjithë përbërësve.

Salca mund të qëndrojë në frigorifer për të paktën 5 ditë.

Tags: PërgatitjaSalcë kosiTryeza shqiptare
Postimi i mëparshëm

Çfarë ka ndodhur më 15 mars ndër vite?

Postimi tjetër

Anëtarsimi në KiE, Nushi: Jam i bindur se do ketë kushte tjera, Kurti do i zbatoj duke thënë që s’pata çare

Të ngjajshme Postime

Tortelini alfredo – Zbuloni recetën e veçantë
Receta

Tortelini alfredo – Zbuloni recetën e veçantë

25 June 2025
Bukë e thekur me rigon dhe hudhër – Vlerat që fiton organizmi përveç shijes
Receta

Bukë e thekur me rigon dhe hudhër – Vlerat që fiton organizmi përveç shijes

24 June 2025
Sallatë me kungulleshka, nenexhik dhe borzilok
Receta

Sallatë me kungulleshka, nenexhik dhe borzilok

23 June 2025
Pulë me patate dhe lëng portokalli – Plot aromë dhe shije
Receta

Pulë me patate dhe lëng portokalli – Plot aromë dhe shije

21 June 2025
Tavë me Speca të Pjekur të Shtruar në Gjizë
Receta

Tavë me Speca të Pjekur të Shtruar në Gjizë

20 June 2025
Supë verore me peshk, domate dhe karrota – Shije, shëndet dhe vlera
Receta

Supë verore me peshk, domate dhe karrota – Shije, shëndet dhe vlera

19 June 2025
Postimi tjetër
Anëtarsimi në KiE, Nushi: Jam i bindur se do ketë kushte tjera, Kurti do i zbatoj duke thënë që s’pata çare

Anëtarsimi në KiE, Nushi: Jam i bindur se do ketë kushte tjera, Kurti do i zbatoj duke thënë që s’pata çare

Lajmet e fundit

Sanksionet e vendosura ndaj Kosovës, temë e diskutimit mes Abdixhikut dhe emisarit norvegjez

Sanksionet e vendosura ndaj Kosovës, temë e diskutimit mes Abdixhikut dhe emisarit norvegjez

25 June 2025
Faqja zyrtare e Liverpoolit shkruan për Dua Lipen

Faqja zyrtare e Liverpoolit shkruan për Dua Lipen

25 June 2025
Liamj: Ta gjejmë një marrëveshje sa më shpejt, forcat politike duhet të ikin nga kalkulimet

Liamj: Ta gjejmë një marrëveshje sa më shpejt, forcat politike duhet të ikin nga kalkulimet

25 June 2025
Dështimi i 37–ti, nuk ka konstituim të Kuvendit

Dështimi i 37–ti, nuk ka konstituim të Kuvendit

25 June 2025
Behrami: PDK do të rikthehet si forca e parë në zgjedhjet e ardhshme

Behrami: PDK do të rikthehet si forca e parë në zgjedhjet e ardhshme

25 June 2025
Hyseni: Është koha që LDK të marrë përgjegjësinë për të udhëhequr vendin

Hyseni: Është koha që LDK të marrë përgjegjësinë për të udhëhequr vendin

25 June 2025
Rutte jep detaje për takimin me Ramën, Ballkani Perëndimor dhe Ukraina pjesë e diskutimeve

Rutte jep detaje për takimin me Ramën, Ballkani Perëndimor dhe Ukraina pjesë e diskutimeve

25 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu