Ish-deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri, ka folur për emocionet e saj pas rikthimit në sallën e Kuvendit të Kosovës pas disa vitesh.
Gaxherri ka thënë se atmosfera në Kuvendin e Kosovës ka ndërruar për të keq, dhe sipas saj, Lëvizja Vetëvendosje, e ka bërë toksik ambientin aty, përcjellë Gazeta Express.
“Deputetët s’janë të angazhuar plotësisht. Është bërë ambient i toksifikuar, dhe këtë e ka krijuar partia në pushtet që është Vetëvendosje, që s’duhet me iu falë e as lejuar”, ka thënë ajo në FRONTAL të T7.