Në Kosovë na pret mot i ftohtë, me vranësira e intervale kohore me diell, ndërkohë që do të vazhdojnë reshjet e izoluara dhe erërat e ftohta nga veriu. Temperatura do të jenë të ulëta dhe ajo minimale nga 2 mund të shkojë në minus 1 ose minus 2 gradë Celsius nëse kthjellohet moti herët në mëngjes, kurse maksimalja rreth 12 deri në 13 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me vranësira e intervale kohore me diell, ndërkohë që në disa vise do të ketë reshje të izoluara shiu, shqote e bore në viset kodrinore-malore.
Pak më ngrohtë nge dita e premte, ndërkohë që vazhdojnë alternimet mes vranësirave e intervaleve kohore me diell. Reshje të mëdha nuk parashihen, por nganjëherë pritet të ketë reshje lokale shiu në disa zona të caktuara.