Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është deklaruar pas takimit me emisarin e SHBA-së Gabriel Escobar, përcjellë InLajmi.
Kurti tha se e ka falënderuar Escobarin për mbështetjen e Amerikës dhe ka theksuar nevojën për ta mbajtur përgjegjëse Serbinë për sulmin në Banjskë.
Ai shtoi se e ka informuar emisarin e SHBA-së për hapat që ka ndërmarrë qeveria për të mbështetur tranzicionin e rregullores së Bankës Qendrore.
Postimi i plotë i tij:
Kënaqësi të takohem me Gabriel Escobar. E falënderova për mbështetjen e Amerikës dhe theksova nevojën për ta mbajtur përgjegjëse Serbinë për sulmin në Banjska. Gjithashtu e informova atë për hapat që ka ndërmarrë qeveria jonë për të mbështetur tranzicionin e rregullores së Bankës Qendrore dhe gatishmërinë tonë për të adresuar çështjet në agjendë./InLajmi/