Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje në rrjete sociale nga punimet që po bëhen për restaurimin e kishave shekullore në Voskopojë e Vithkuq.
Kreu i qeverisë thotë se kishat do të jenë shumë shpejt të aksesueshme për mijëra vizitorë, shkruan Abcnews.al.
“Mirëmëngjes dhe me punën që po vijon pa u ndalur për restaurimin e 4 kishave shekullore në Voskopojë e Vithkuq, kisha e Shën Mërisë, Shën Mëhillit, Manastiri i Shën Podhromit dhe Shën Pjetrit, të cilat shumë shpejt do të kthehen në të vizitueshme për mijëra vizitorë të turizmit historik, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Rama.