7 civilë të vrarë dhe 128 persona ishin plagosur nga granatat që forcat serbe i kishin hedhur në drejtim të qytetarëve në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë, më 13 mars të vitit 1999, shkruan RTK.
Në përkujtim të kësaj ngjarje, kryeministri Kurti, së bashku me disa ministra, kanë bërë homazhe, ndërsa familjarë të të rënëve dhe nënkryetari i komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq po ashtu përkujtuan të vrarët në këtë masakër.