Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës e cila ka urdhëruar Agjencinë Kadastrale të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese që t’ia njohë Manastirit të Deçanit të drejtën në pronë në 24 hektarë, përcjellë InLajmi.
Hovenier tha se duhet vlerësuar vendimi për Manastirin e Deçanit dhe se pajtohet me deklaratën e Gabriel Escobar ku ka thënë që ky vendim ishte hap i domosdoshëm.
Postimi i plotë i tij:
Vlerësoni vendimin për të ecur përpara Manastiri i Deçanit, regjistrimi i tokës duke demonstruar përkushtimin e Kosovës për të ruajtur sundimin e ligjit dhe pavarësinë e gjyqësorit. Siç tha sot në mëngjes zëvendësndihmës sekretari Gabriel Escobar, vendimi i sotëm për Manastirin e Deçanit ishte një hap i domosdoshëm dhe falënderojmë liderët kosovarë për përpjekjet e tyre për ta çuar këtë përpara./InLajmi/