Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, njëherësh edhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla-Schwarz, ka falënderuar ambasadorin Ilir Gjoni dhe përfaqësuesin ushtarak në komitetin ushtarak, Gjeneral Ilir Pujo, për pritjen e veçantë në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë në NATO, përcjell InLajmi.
Gërvalla-Schwarz u shpreh se me ambasadorin , përfaqësuesin ushtarak dhe strukturat civile dhe ushtarake të Shqipërisë në NATO bashkëbiseduan rreth të arriturave të Shqipërisë dhe Kosovës në fushën e sigurisë si dhe bashkërendimin e veprimeve për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në strukturat euroatlantike.
Tutje shtoi se Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës janë shembuj të orientimit të qartë pro perëndimor, faktorë të rëndësishëm të stabilitetit dhe paqes në rajon, me ushtri profesionale dhe të gatshme për mbrojtjen e paqes.
Postimi i plotë i saj:
Falënderoj Ambasadorin Ilir Gjoni dhe përfaqësuesin ushtarak në komitetin ushtarak, Gjeneral Ilir Pujo, për pritjen e veçantë në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë në NATO.
Me Ambasadorin, Përfaqësuesin Ushtarak dhe strukturat civile dhe ushtarake të Shqipërisë në NATO bashkëbiseduam rreth të arriturave të Shqipërisë dhe Kosovës në fushën e sigurisë si dhe bashkërendimin e veprimeve për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në strukturat euroatlantike.
Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës janë shembuj të orientimit të qartë pro perëndimor, faktorë të rëndësishëm të stabilitetit dhe paqes në rajon, me ushtri profesionale dhe të gatshme për mbrojtjen e paqes. /InLajmi/