Shefi i EULEX-it në Kosovë, Pietro Barbano e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës lidhur me tokat e Manastirit të Deçanit.
Barbano ka thënë se siguria juridike është themeli i sundimit të ligjit.
“Unë e mirëpres shumë zbatimin e vonuar të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rastin e Manastirit të Deçanit. Siguria juridike është themeli i Sundimit të Ligjit!”, ka shkruar Barbano në platformën X, shkruan Tëvë1.
Këtë hap e ka mirëpritur edhe shefi i BE-së, në Kosovë, Tomas Szunyog e ambasadori gjerman, Jorn Rohde.