Pas zjarrit të madh që ka përfshirë një fabrikë në Parkun e Biznesit në Drenas, ka reaguar kryetari i kësaj komune, Ramiz Lladrovci.
Lladrovci ka kërkuar edhe ndihmën e KFOR-it për që “me helikopterë me ardhë me gjuajt ujë dhe me zvogëlu sa ma pak këtë zjarr”
Ai ka përmendur edhe dëmin ekologjik që po i bëhet ambientit nga ky zjarr.
“Iu shprehi keqardhje pronarëve të fabrikës të cilëve u është bërë një dëm i madh. Por, siç po e shihni dëmi është më i madhe spse është një dëm ekologjik. Tashmë ne kemi marrë ankesat e parë prej fshatrave, ku fshatarët po dëmtohen nga ky tym që po del nga kjo fabrikë. Unë i kam njoftu edhe institucionet qendrore, e kam njoftu edhe ministrin e Brendshëm, i cili po i ndërmerrë të gjitha masat për të ardhë edhe forca tjera.
Por kam kërkuar që edhe KFOR-in nëse kanë mundësi, me helikopterë me ardhë me gjuajt ujë edhe me zvgoëlu sa ma pak kit zjarr. Zjarrin nuk mund të fik askush, pasi është plastik”, ka thënë Lldarovci.
Këtë e ka konfirmuar Policia e Kosovës, e cila ka bërë të ditur se zjarrfikësit dhe njësitet e policisë janë në vendngjarje, shkruan IndeksOnline.
“Sot rreth orës 11:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një fabrikë në fshatin Korroticë e Epërme të Drenasit. Në vendngjarje janë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin. Për detaje njoftoheni me kohë”, ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.