Fabrika e Plastikës në Parkun e Biznesit në Korroticë të Drenasit sot është përfshirë nga flakët.
Këtë e bëri të ditur Flora Ahmeti, zëdhënëse për media në Policinë e Kosovës, Qendra në Prishtinë.
“Sot rreth orës 11:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një fabrikë në fshatin Korroticë e Epërme të Drenasit”, shkruan Klan Kosova.
“Në vendngjarje janë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin. Për detaje njoftoheni me kohë”, ka thënë Ahmeti.