Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, u takua me Ambasadorin jo-rezident të Bangladeshit në Kosovë, Mosharraf Hossain Bhuiyan, shkruan InLajmi.
Gjatë takimit u bisedua për marrëdhëniet dypalëshe dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fusha me interes për të 2 palët.
Ministri Murati e njoftoi Ambasadorin Hossain Bhuiyan lidhur me përparësitë e të investuarit në Kosovë, duke nënvizuar moshën e re e popullsisë dhe nivelin e tatimit në të ardhurat e koorporatave si fakte këto që e bëjnë Kosovën një vend tërheqës për investime të huaja.
Në anën e tij, Ambasadori shprehi gatishmërinë për bashkëpunim ndër-biznesor në mes bizneseve të Kosovës dhe atyre të Bangladeshit. /InLajmi/