Një aksident mes 3 veturave ka ndodhur të hënën në rrugën Mitrovicë – Prishtinë, shkruan InLajmi.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti tha për InLajmin se me këtë rast janë lënduar 3 persona, të njëjtit sipas tij, kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Vushtrrisë.
Rreth orës 18:00, është raportuar për një aksident trafiku me lëndime i shkaktuar në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë’ segmenti rrugorë në hyrje të Vushtrrisë. Në aksident janë përfshirë tri vetura, si pasojë e aksidentit lëndime kanë pësuar 3 persona të cilët janë dërguar në emergjencën e Spitalit të Vushtrrisë”, tha Zahiti/InLajmi/