Gjuajtje me armë ka pasur në një lokal në Gjakovë, të dielën në ora 00:10, për pasojë 3 persona janë lënduar, përcjellë InLajmi.
Spitali i Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë njoftoi se 2 nga të lënduarit kanë lëndime në ekstremitetet e poshtme të trupit, “pas trajtimit mjekësor që kanë marrë në Emergjencë janë hospitalizuar në Repartin e Ortopedisë, gjendja e tyre është stabile.Nga Spitali kanë folur edhe për personin e 3-të i cili ka lëndime në pjesën e poshtme të shpinës dhe se ka ka qenë e nevojshme ndërhyrja kirurgjike, momentalisht është sallë të operacionit.
Njoftimi i plotë i Spitalit
Pas orës 00:20 në Emergjencën e Spitali janë lajmëruar tre qytetarët me lëndime me arme zjarri, prej tyre 2 kanë lëndime në ekstremitetet e poshtme të trupit, pas trajtimit mjekësorë që kanë marrë në Emergjencë janë hospitalizuar në Repartin e Ortopedisë, gjendja e tyre është stabile.
Ndërsa personi i tretë ka lëndime në regjionin lumbal (pjesën e poshtme të shpinës) ka qenë e nevojshme ndërhyrja kirurgjike, momentalisht është sallë të operacionit.
Stafi mjekësor po vazhdon trajtimin dhe kujdesin e duhur profesional./InLajmi/