Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka uruar Myftiun Naim Tërnava, Bashkësinë Islame të Kosovës dhe të gjithë besimtarët muslimanë në Kosovë, mërgatë fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, përcjell InLajmi.
Ai tha se në këtë muaj të shfaqen virtytet më të mira njerëzore, paqja, dashuria solidariteti e mirëqenia, duke I’u uruar agjërim të lehtë.
Postimi i plotë i tij
Myftiun Naim Tërnava, Bashkësinë Islame të Kosovës dhe të gjithë besimtarët myslimanë në Kosovë, Mërgatë dhe trevat shqiptare, i uroj për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Në këtë muaj të mëshirës, le të shpërfaqen virtytet më të mira njerëzore, paqja, dashuria, solidariteti e mirëqenia. Agjërim të lehtë!./InLajmi/