Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi, ka uruar boksieren Donjeta Sadiku pas kualifikimit në Lojërat Olimpike Paris 2024, përcjell InLajmi.
Krasniqi tha se kjo është norma e parë olimpike dhe historike e shtetit tonë në boks duke na rikujtuar plejadën e artë të boksierëve shqiptarë, Aziz Salihun, Mehmet Bogujevcin dhe të tjerët.
Tutje ai u shpreh i lumtur për Donjetën e cila me vetëmohim e sakrificë po jetëson ëndrrën e saj sportive. Suksese, kampione.
Postimi i plotë i tij:
Boksierja jonë më e mirë, Donjeta Sadiku, ka arritur kualifikimin direkt për në Lojërat Olimpike, “Paris 2024”.
Kjo është norma e parë olimpike dhe historike e shtetit tonë në boks duke na rikujtuar plejadën e artë të boksierëve shqiptarë, Aziz Salihun, Mehmet Bogujevcin dhe të tjerët.
Shumë i lumtur për Donjetën e cila me vetëmohim e sakrificë po jetëson ëndrrën e saj sportive. Suksese, kampione. /InLajmi/