• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Sunday, 14 September, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

Cisterna e naftës shkakton mosmarrëveshje mes SHBA-së e Iranit

Albulena Zogjani nga Albulena Zogjani
9 March 2024
në Bota
0 0
0
Cisterna e naftës shkakton mosmarrëveshje mes SHBA-së e Iranit
0
SHPERNDARJE
12
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Kur Irani e kapi vitin e kaluar një cisternë nafte, e regjistruar në Ishullit Marshall, Teherani tha se ajo e kishte goditur dhe dëmtuar një anije iraniane në Gjirin e Omanit.

Tani, një vit më vonë, Teherani thotë se do ta konfiskojë cisternën e naftës së Advantage Sweet e cila ishte duke transportuar naftë nga Kuvajti drejt shtetit amerikan, Teksas si shenjë hakmarrjeje ndaj sanksioneve dëmtuese amerikane kundër Republikës Islamike.

Agjencia e lajmeve Mizan, e cila është e lidhur me gjyqësorin iranian, raportoi më 6 mars se një gjykatë në Teheran kishte marrë vendim për konfiskimin e naftës, e cila kap vlerën e rreth 50 milionë dollarëve.

Dega e 55-të e Gjykatës së Drejtësisë në Teheran tha se të hollat nga shitja e asaj nafte do të përdoren për dëmshpërblimin e pacientëve që vuajnë nga epidermoliza bulloza një sëmundje e rrallë e lëkurës.

Gjykata tha se sanksionet amerikane ia kishin pamundësuar një kompanie suedeze shitjen e barnave që përdoren për shërimin e kësaj sëmundjeje në Iran, dhe si pasojë ato u kanë shkaktuar “pacientëve dëme të rënda emocionale dhe fizike”.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller, e kritikoi vendimin e gjykatës dhe kërkoi “lirimin e menjëhershëm” të cisternës së naftës.

“Kërcënimet e vazhdueshme të anijeve nga Irani dhe ndërhyrja e tij në të drejtat dhe liritë e lundrimit në rrugët më jetike detare të rajonit, është kërcënim për sigurinë detare, stabilitetin rajonal dhe eknominë globale”, tha Miller më 6 mars.

Ushtria amerikane tha në janar se Irani “është duke i mbajtur peng 5 anije dhe mbi 90 anëtarë” nga anijet të cilat i uzurpoi më 2023.

Trupa e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, dega elitare e Forcave të Armatosura të Iranit, është ajo që i kryen shumicën e operacioneve për kapjen e cisternave të naftës nga Irani.

Irani tha se cisternën e Advantage Sweet e kapi në prill 2023. Cisterna ishte marrë me qira nga gjiganti amerikan i naftës, Chevron, dhe po barte naftë për në portin amerikan të Hjustonit, sipas të dhënave për gjurmimin e dërgesës.

Kjo ndodhi vetëm një ditë pasi Shtetet e Bashkuara e konfiskuan Suez Rajanin, një cisternë nafte e cila po transportonte naftë të ndaluar iraniane drejt Kinës.

Pak muaj pasi e konfiskoi Suez Rajanin, dhe me gjithë kërcënimet nga Teherani, Uashingtoni filloi ta shkarkojë naftës nga cisterna në gusht 2023.

Sanksionet dhe pacientët “flutura”

Aktvendimi i gjykatës në Teheran e ka zhvendosur vëmendjen te ndikimi i sanksioneve amerikane në sektorin e shëndetësisë në Iran.

Më 2018, presidenti i atëhershëm Donald Trump e tërhoqi Uashingtonin në mënyrë të njëanshme nga një marrëveshje historike për armët bërthamore mes Iranit dhe fuqive botërore, dhe rivendosi sanksione kundër Teheranit.

Në vitet e fundit, iranianët janë përballur me rritje çmimesh dhe me mungesë të barnave jetike – përfshirë ato për mjekimin e kancerit dhe insulinë për shkak të sanksioneve amerikane dhe të korrupsionit.

Ushqimi dhe barnat nuk përfshihen në sanksionet e vendosura nga SHBA-ja ndaj Iranit. Por, në praktikë, sanksionet ia kanë bërë të vështirë Iranit të blejë disa lloje barnash, sipas grupeve për të drejtat e njeriut.

Kjo përfshin edhe fashat e specializuara, të prodhuara nga firma suedeze Molnlycke, të cilat përdoren për trajtimin e pacientëve me epidermolizën bulloza, të cilët shpesh vuajnë nga fshikat dhe nga plagët, të ngjashme me djegiet e shkallës së tretë. Atyre u drejtohen nganjëherë si pacientët “flutura”, për shkak të brishtësisë së lëkurës së tyre.

Miller tha për gazetarë më 6 mars se sanksionet amerikane “nuk i kanë penguar kurrë blerjet humanitare”.

“Ne nuk e kemi parandaluar kurrë mbërritjen e barnave te qytetarët iranianë”, tha Miller.

EB Home, OJQ iraniane, e kishte bërë një ankesë të pasuksesshme kundër Molnlycke në Suedi më 2021.

Në ankesën e dështuar, kjo OJQ kishte pretenduar se Molnlycke e kishte njoftuar atë në mars 2019 se kishte “vendosur të mos bëjë më biznes që ndërlidhet me Iranin tani për tani”.

Në një raport më 2021, ekspertët e Kombeve të Bashkuara paralajmëruan për pasoja nëse ka “mbipërputhje” me sanksionet amerikane për “fëmijët flutura”, për të cilët tha se “nuk po mund ta gëzojnë më të drejtën për mjekim”.

Një vit më vonë, Qeveria suedeze i dha mbështetje financiare Fondin të Kombeve të Bashkuara për Fëmijë dhe dërgoi fasha të specializuara në Iran.

“Mungesa e barnave të caktuara dhe produkteve shëndetësore në Iran është shqetësim njerëzor, i prekur nga ndikimi i sanksioneve ndaj regjimit për transaksionet financiare”, tha ambasadori i atëhershëm suedez në Iran, Mattias Lentz, shkruan REL.

“Shpresojmë se do të gjendet një zgjidhje dhe ne do ta vazhdojmë ta mbështesim një zgjidhje të tillë”.

Tags: Cisterna e naftesIranSHBA
Postimi i mëparshëm

Limaj: Për 3 vite nuk ka sektor të cilën e kemi parë një hap të ndryshimit

Postimi tjetër

Lëvdata për Guardiolën, Klopp: Trajneri më i mirë në botë

Të ngjajshme Postime

Ushtria izraelite paralajmëron palestinezët: Evakuimi nga qyteti i Gazës i pashmangshëm
Bota

Ushtria izraelite paralajmëron palestinezët: Evakuimi nga qyteti i Gazës i pashmangshëm

27 August 2025
Sërish në qendër të vëmendjes dora e Trumpit – pse është i mavijosur dhe cili është shpjegimi?
Bota

Sërish në qendër të vëmendjes dora e Trumpit – pse është i mavijosur dhe cili është shpjegimi?

27 August 2025
Vrasja e 5 gazetarëve, jep dorëheqjen gazetarja e “Reuters”
Bota

Vrasja e 5 gazetarëve, jep dorëheqjen gazetarja e “Reuters”

26 August 2025
Pamje surreale, stuhia e rërës në Phoenix ngre një “mur” të madh mbi qytet
Bota

Pamje surreale, stuhia e rërës në Phoenix ngre një “mur” të madh mbi qytet

26 August 2025
Presidenti i Koresë së Jugut i kërkon Trumpit të takohet me Kim Jong Un
Bota

Presidenti i Koresë së Jugut i kërkon Trumpit të takohet me Kim Jong Un

25 August 2025
Trump i përgjigjet sulmit izraelit në Gaza: Nuk dua ta shoh
Bota

Trump i përgjigjet sulmit izraelit në Gaza: Nuk dua ta shoh

25 August 2025
Postimi tjetër
Lëvdata për Guardiolën, Klopp: Trajneri më i mirë në botë

Lëvdata për Guardiolën, Klopp: Trajneri më i mirë në botë

Lajmet e fundit

Çfarë fshihet pas dashurive të pamundura?

Çfarë fshihet pas dashurive të pamundura?

29 August 2025
George Clooney dhe Amal bëjnë paraqitje glamuroze në Festivalin e Venecias

George Clooney dhe Amal bëjnë paraqitje glamuroze në Festivalin e Venecias

29 August 2025
Abazi: Basha është diagnoza e sëmundjes së Kurtit

Abazi: Basha është diagnoza e sëmundjes së Kurtit

29 August 2025
Uran Ismaili: Transporti publik do të jetë falas në Prishtinë

Uran Ismaili: Transporti publik do të jetë falas në Prishtinë

29 August 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 28 gusht ndër vite?

28 August 2025
Tavë me pulë të plotë dhe harapash – Receta e shijshme

Tavë me pulë të plotë dhe harapash – Receta e shijshme

28 August 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot me diell dhe shumë të nxehtë veror – Temperatura maksimale 34 gradë celsius

28 August 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu