Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrulla Çeku ka uruar boksieren Donjeta Sadikun për kualifikim në Lojërat Olimpike Paris 2024, përcjell InLajmi.
Çeku e quajti moment plot krenari për Kosovën, ai e uroi Donjetën, federatën e boksit dhe komunitetin e sportit.
Postimi i plotë i tij:
Edhe një sukses nga vajzat tona sportiste. Kampionja jonë Donjeta Sadiku siguron normën olimpike dhe kualifikohet në Lojërat Olimpike Paris 2024.
Moment plot krenari për vendin tonë. Urime Donjetës, federatës së boksit dhe komunitetit të sportit. /InLajmi/