Donjeta Sadiku e ka siguruar normën e parë olimpike në histori të boksit të Kosovës.
Boksierja Sadiku e siguroi kualifikimin në Lojërat Olimpike Paris 2024, pasi sot mundi italianen, Alessia Mesiano, në gjysmëfinalen e kategorisë -60 kg, të turneut botëror kualifikues për Paris.
Me 4 fitore radhazi, Sadiku siguroi “biletën” për lojërat olimpike “PARIS 2024”, shkruan TV Dukagjini.
Ky sukses pa dyshim i faturohet edhe trajneres Marjolla Sallauka.