Çështja e liberalizimit të vizave për serbët nga Kosova duhet të zgjidhet shpejt sepse na presin zgjedhjet për Parlamentin Evropian dhe po na mbaron koha, thotë raportuesi i sapoemëruar i PE për heqjen e vizave për serbët nga Kosova, Matjaž Nemec tha për një intervistë për mediat serbe.
Ai thekson se ka një vullnet të mirë për zgjidhjen e çështjes dhe shton se do të përpiqen të sigurojnë shumicën në PE, transmeton Front Online.
Nemec vlerëson se ka një vullnet të madh në mesin e grupeve politike në PE për të zgjidhur çështjen e liberalizimit të vizave për serbët me pasaporta të lëshuara nga Administrata Koordinuese.