Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur të Premten mbledhje në mënyrë elektronike, përcjellë InLajmi.
Në këtë mbledhje është miratuar:
Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 08/L-197 për Zyrtarët Publikë.
Vendimin për emërimin e Komisionit ad hoc për vlerësimin profesional për përzgjedhjen e Drejtorit Ekzekutiv në Agjencinë Antidoping, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit
Xheladin Krasniqi, Ushtrues i Detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kryesues; Fadile Dyla, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, anëtare; Anita Kalanderi, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë, anëtare:Taulant Balaj, Udhëheqës i Divizionit për Burime Njerëzore në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, anëtar, Gëzim Murseli, ekspert i jashtëm, anëtar./InLajmi/