Shefi i OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport e ka mirë pritur vendimin e KQZ-së për 4 komunat veriore, përcjell InLajmi.
Davenport tha se Verifikimi i Komisionit Zgjedhor të Kosovës për nënshkrimet në mbështetje të votave për tërheqjen e kryetarëve në të 4 komunat veriore është një hap i mirëpritur, ashtu si edhe vendimi për caktimin e votimeve.
Ai gjithashtu tha se tani është e rëndësishme që procesi të zhvillohet në mënyrë të drejtë dhe transparente.
Postimi i plotë i tij:
Verifikimi i Komisionit Zgjedhor të Kosovës për nënshkrimet në mbështetje të votave për tërheqjen e kryetarëve në të 4 komunat veriore është një hap i mirëpritur, ashtu si edhe vendimi për caktimin e votimeve. Tani është e rëndësishme që procesi të zhvillohet në mënyrë të drejtë, gjithëpërfshirëse dhe transparente./InLajmi/