Më 21 prill do të vendoset për ose kundër largimit të kryetarëve të 4 komunave veriore, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, përcjell InLajmi.
Këtë e ka vendosur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e së premtes.
Cramon e ka mirëpritur vendimin e KQZ-së sepse sipas saj do t’i hapë rrugën depërshkallëzimit të mëtejshëm.
Ajo gjithashtu tha se të gjithë pjesëmarrësit në proces duhet të kenë trajtim të barabartë dhe të respektojnë procedurat demokratike.
Postimi i plotë i saj:
Unë e mirëpres vendimin e KQZ-së për caktimin e votimit për largimin e kryetarëve të komunave, gjë që do t’i hapë rrugën depërshkallëzimit të mëtejshëm.Të gjithë pjesëmarrësit në proces duhet të kenë trajtim të barabartë dhe të respektojnë procedurat demokratike për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme në veri./InLajmi/