Janë liruar aktivistët e PSD-së që u arrestuan sot në Prishtinë gjatë një aksioni simbolik në Bibliotekën Kombëtare.
Këtë e konfirmoi zëdhënësja e partisë, Natyra Kuçi.
“Po, jemi liruar”,tha ajo shkurt.
Zyrtarë të PSD-së kanë vendosur një “librezë” të Arbërie Nagavcit ku ata kanë shkruar disa “lëndë” dhe e kanë notuar.
Sipas PSD-së, Nagavci në “Ndërtimin e çerdheve të reja” ka notën 1, në “Sjellja ndaj sindikatës së arsimit” 1, në “Furnizimi me kohë i librave shkollorë” 1, për “Rezultatin në Pisa” 1.
Ndërsa notën 5 ia kanë vendosur për “Shkelje të kushtetutës”, shkruan Gazeta Express.
Policia fillimisht i nxori jashtë objektit të Bibliotekës e pastaj disa i arrestoi. Në Bibliotekën Kombëtare më pas ka shkuar kryeministri Kurti dhe ministrja Nagavci ku kanë marrë pjesë në manifestimin e “Ditës së Mësuesit”.